Protestë kundër ujësjellësit; Banorët e Zerqanit kundërshtojnë projektin për fshatin fqinj

01/08/2019 12:17

Pasi penguan punimet e ujësjellësit të ri në Zerqan dhe u shoqëruan në polici shumë burra të fshatit, banorët e zhvendosen protestën e tyre para bashkisë Bulqizë.

Projekti i bashkisë Bulqizë për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Peladhi që e merr ujin nga burimet e fshatit Zerqan i ka shqetësuar banorët.

Ata akuzojnë bashkinë për mungesë transparence dhe se do ta shfrytëzojë burimin duke e lënë pa ujë fshatin e tyre. Afrim Sula, banor dhe specialist i punësuar në administratë thotë se uji po vidhet dhe se ky ujësjellës është jashtë çdo standardi teknik.

Top Channel