Redjan Krali është kryebashkiaku i ri i Kavajës, ai u betua pas konstituimit të Këshillit Bashkiak në këtë qytet.
Redjan Krali i PS-së është zgjedhur kryebashkiak i Kavajës në zgjedhjet e 30 qershorit, ku përballë kishte kandidatin e Bindjes Demokratike, Bledar Sinella.
Mbështetësit e PD mblidhen para bashkisë Kavajës, Sakja: Ditë normale pune
Mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur përpara bashkisë së Kavajës, në një kohë kur në prefekturë pritet të nisë mbledhja për konstituimin e këshillit të ri bashkiak të dalë në votimet e 30 qershorit dhe ku opozita nuk mori pjesë.
Ish-kryebashkiaku, Isa Sakja deklaroi se “sot është një ditë normale pune”. I pyetur nga Top Channel nëse kjo do të thotë se nuk do e lirojë zyrën, Sakja tha: “Unë sot do jem në zyrë”.
Partia Demokratike kundërshton rezultatet e votimeve të 30 qershorit dhe kryebashkiakët demokratë janë shprehur se nuk do të dalin nga zyrat deri sa të ketë zgjedhje të lira dhe gjithëpërfshirëse.
Top Channel