Në treg një kilogram mjaltë kushton 1.400 lek të reja. Pavarësisht kësaj çmimi i kripur i mjaltit duket se nuk kënaq bletërritësit shqiptarë.

Kur familja e bletës preket nga sëmundja e varratozës ata përdorin amitrazin e rrezikshëm që kushton lirë. Bletërritësi Ridvan Basha thotë se ka variante të tjera për të luftuar varratozën, por janë më të shtrenjta.

“E përdorin amitrazin sepse është shumë i lirë. Me një shishe amitraz që kushton 700 lekë të reja t’i mund të shërosh 100 familje bletësh. Ndërsa këto insekticidet e reja të miratuara nga Komuniteti Europian kushtojnë shumë, një familje bletë mund të kërkojë deri në 15 mijë lek të reja”, thotë Ridvan Basha, bletërritës.

Pasi kosherja spërkatet me amitraz, avujt kancerogjen të këtij insekticid mbesin tek mjalti që më pas konsumohet nga ne. Amitrazi i lirë, konsumatorit shqiptarë mund t’i kushtojë sa vetë jeta. Bletërritësi nga Elbasani, Ridvan Basha do të na tregojë disa nga insekticidet alternativë që mundin sëmundjen e varroatozës.

“Ka shumë medikamente të cilat nuk lejnë mbetjet tek mjalti. Këto medikamente janë të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe BE-ja”, shpjegon bletërritësi.

Nëse ky mjaltë është i kontaminuar nga amitrazi i rrezikshëm fajtorët e kësaj vepre kriminale janë farmacisti veterinar dhe bletërritësi. Ndërsa Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit duhet t’i ndëshkojë ata.

Top Channel