Wake Up/ Studim: Adoleshentët që kalojnë më shumë se 9 orë në rrjetet sociale rrezikohen nga depresioni!

17/07/2019 13:43

Sa më shumë orë që të kalojnë adoleshentët në rrjetet sociale, aq më shumë gjasa kanë që të vuajnë nga depresioni.

Psikologët kanë fajësuar rrjetet sociale si ndikuese në përkeqësimin e shëndetit mendor të të rinjve. Të dhënat tregojnë se adoleshentët kalojnë mesatarisht rreth 9 orë duke hulumtuar online.

Studiuesit e Universitetit të Montrealit zbuluan se për çdo orë shtesë të shpenzuar në mediet sociale apo duke parë televizion, simptomat e depresionit të adoleshentëve u përkeqësuan. Ekipi i studiuesve i ndoqën të rinjtë gjatë gjithë periudhës së shkollës së mesme dhe kuptuan se sa influencuese ishin mediet sociale në formimin dhe në vetëdijen e tyre.

Për katër vjet, ekipi hulumtues mbajti nën vëzhgim deri në 4.000 adoleshentë në mes të moshës 12 dhe 16 vjeç. Që nga vitet 2000 kur u shfaqën rrjetet sociale, edhe gjendja mendore e njerëzve në përgjithësi është përkeqësuar.

Rreth 20 përqind e njerëzve kanë përjetuar të paktën një periudhë depresioni deri në kohën kur ata arrijnë moshën e rritur. Në botë në ҫdo rreth 100 minuta një adoleshent kryen vetëvrasje nga depresioni.

Top Channel