Gjykata ka caktuar datën për rishikimin e dosjes për Arben Grorin. Gjyqi ndaj tij nis më 9 shtator ora 10:00.

Arben Grori ishte dënuar nga gjykata italiane me burgim të përjetshëm për vrasjen me paramendim me motiv hakmarrjen të Naim Zyberit.

Ky vendim ishte njohur edhe nga gjykatat shqiptare, por vendimi do të rishikohet pasi gjykata e Apelit vendosi rishikim vendimi.

Çështja e rishikimit i ra me short gjyqtarit të gjykatës Penale Erjon Bani.

Ai sot vendosi caktim të seancës në muajin shtator.

Top Channel