Në prag të festës së madhe të përvjetorit të 15-të, Digitalb zbulon surprizën e radhës për të gjithë Shqiptarët kudo ndodhen dhe jo vetëm. Së shpejti kompania do të prezantojë produktin e saj më të ri, investimin në teknologjinë OVER THE TOP, OTT, që e bën Digitalb-in të ngjashëm me platformat online të transmetimit si Netflix, HBO, Hulu etj, të cilat kanë filluar të bëhen popullore edhe në vendin tonë.

Shumë shpejt e gjithë libraria e kontentit të Digitalb do të jetë e aksesueshme nga çdo pajisje e lidhur me internetin, Smart Phone, Tablet, SmartTV, kompjuter personal etj, duke lënë gjithmonë e më tepër abonentin në kontroll të asaj që sheh.

Zbuloni më tepër sonte në episodin e fundit të “Unë Besoj” doku-serialit që tregon historinë e 15 viteve të para të Digitalb, ku veç të shkuarës sytë janë nga e ardhmja.

Ndërkohë festa në sheshin Skënderbej ka filluar prej ditësh, nesër finalizohet me Koncertin më të madh të vitit, prej orës 18.00. Pas prezantimit të artistëve pjesëmarrës, emrat më të mëdhenj të muzikës moderne, listës i shtohen edhe Soni Malaj,

Hyrja në shesh është e lirë. Digitalb ju fton të jeni të pranishëm në festën më të bukur të këtyre 15 viteve!

Top Channel