Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve rusë, Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov. Gjatë bisedave telefonike, komedianët i janë prezantuar Zaevit si të ishin Petro Poroshenko, ish-president i Ukrainës, dhe Jens Stoltenberg, kreu i NATO-s.

Bisedat janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019.

Zaev ka folur për disa çështje të rëndësishme si situata në Maqedoninë e Veriut para referendumit për emrin, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus në Shkup, si dhe për autoqefalinë e kishës ortodokse.

Për shkak të këtyre temave, opozita ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por ai ka refuzuar me argumentin se nuk ka diskutuar në bisedën e publikuar në ‘Youtube’, për sekrete shtetërore.

Në lojën e komedianëve rusë kanë rënë në të kaluarën edhe liderë të tjerë në Evropë.

Top Channel