Newcastle do trajner/ John Terry kandidat për pankinën

08/07/2019 22:23

Vetëm pak ditë pasi Frenk Lampard u emërua në pankinën e Celsit, një tjetër legjendë e futbollit anglez mund të bëjë debutimin në elitën e premier Ligës.

Xhon terri është tashmë favorit për të marrë drejtimin e Njukasëll, duke ngjitur shkallët në preferencat e drejtuesve për ekipin me shumë histori në futbollin ishullor.

Zëvendëstrajneri aktual i Aston Vilës ka arritur të befasojë me aftësitë e tij në ringjitjen e klubit në Premier lig, madje kulmin e arriti dy muaj më parë në suksesin ën Play off, pikërisht ndaj Derbi kauntit që drejtohej nga ish shoku i ekipit Frenk Lampard.

Ish kapiteni i Anglisë, tashmë 38 vjeç shihet si trajneri që ka inspiruar ngjitjen drejt suksesit në vetëm pak muaj, të talenteve Ejbraham, Tajron Mings dhe Tuanzebe.

Xhon Terri ka spostuar pas krahëve në pëlqimet për pankinën e Njukasëll, emra të tillë si trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, dhe ish mesfushorin e Liverpulit, Stiven Xherrard.

Pak muaj më parë, stoli i lënë bosh nga Rafael benitez u refuzua publikisht nga trajneri portugez Murinjo, me pretendimin se nuk mund të luftonte për mesin e tabelës, por vetëm për trofe.

Top Channel