Qarku i Fieri ka mbyllur numërimin e kutive të votimit për të gjashta bashkitë. Përveç Bashkisë së Mallakastrës, e cila kishte dy kandidatë, bashkitë e tjera kanë pasur vetëm një kandidat.
Në Mallakastër, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Qerim Ismaliaj, ka marrë 5692 vota, ose 92.36%, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike, Robert Brahaj, ka marrë 471 vota, ose 7.64%.
Në bashkinë e Fierit, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europianë, Armando Subashi ka marrë 38898 vota.
Në Divjak, kandidati i vetëm, Fredi Kokoneshi i Aleancës për Shqiprinë Europiane, ka marrë 13513 vota.
Në bashkinë e Lushnjës, kandidati i ASHE, Fatos Tushe, ka marrë 28086 vota, gjatë votimit të së dieleës.
E vetme ka kandiduar edhe Majlinda Bufi e ASHE, në Bashkinë e Rroskovecit. Ajo ka marrë 7740 vota.
Edhe në Bashkinë e Patosit, zgjedhjet janë zhvilluar me një kandidat. Rajmonda Balilaj e ASHE për, rezulton të ketë marrë 8465 vota.
Top Channel