Moti i tërbuar nuk i ndal “Gjelat”! 2 orë ndërprerje, 3 gola dhe një Mbappe që “kërcënon” rekordin absolut të Messit! 23/06 02:54
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qarkun e Gjirokastrës.
Rruga që lidh Sheperin me Zagorinë dhe më tej me Poliçanin është bllokuar si pasojë e dëmtimit të rëndë të aksit nga reshjet e ditëve të fundit.
Situata paraqitet e rënduar edhe në segmentin Suhë – Poliçan, i cili aktualisht është i bllokuar, duke izoluar disa fshatra të zonës. Përveç vështirësive në lëvizje, banorët e disa fshatrave janë lënë edhe pa ujë të pijshëm, pasi rrjeti i ujësjellësit është dëmtuar.
Probleme janë raportuar edhe në fshatin Asim Zeneli, ku rruga hyrëse është dëmtuar ndjeshëm, duke vështirësuar qarkullimin dhe aksesin e mjeteve.
Top Channel