Trafik i rënduar në Durrës/ Forca shtesë nga Tirana në Durrës, policia apel drejtuesve për qetësi dhe kujdes
Europol ka zhvilluar një hetim të udhëhequr nga Gjermania, që kishte në shënjestër një grup mercenarësh të paguar nga një rrjet kriminal për të rrëmbyer kreun e një bande shqiptare të drogës.
Operacioni u zhvillua në Danimarkë, Francë, Letoni dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku u arrestuan katër persona, ndërsa dy të tjerë ishin dënuar më parë në Gjermani.
Të dyshuarit, disa prej të cilëve ish-ushtarë në një njësi ushtarake franceze, ishin të trajnuar dhe të pajisur profesionalisht. Ata dyshohet se kishin marrë pagesë për të rrëmbyer shqiptarin pas një konflikti për vjedhjen e disa ton kanabis me vlerë miliona euro.
Sipas Europolit, rasti lidhet me fenomenin e njohur si “Dhuna si Shërbim”, ku persona me përvojë ushtarake ofrojnë aftësitë e tyre për grupe kriminale.
Ekspertët paralajmërojnë se ish-luftëtarët që kthehen nga fronti në Ukrainë mund të përfundojnë të përfshirë në krime të tilla, duke krijuar rreziqe të reja për sigurinë në Europë.
Top Channel