Zv/ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi ka reaguar kundër vendimit të Këshillit të Evropës për të tërhequr vëzhguesit për votimet e 30 qershorit.

“Këshilli i Europës një organizatë në të cilën sapo është rikthyer Rusia”, shkruan Koçi në një postim në ‘Facebook’.

  Tërhiqen vëzhguesit e zgjedhjeve/ KiE: Çështje sigurie. OSBE/ODIHR, qëndron

Rusia u rikthye në Këshillin e Evropës pasi pezullimit që ishte bërë për shkak të aneksimit të Krimesë, territor i Ukrainës.

Reagimi i Koçit vjen pasi Kongresi Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës, për arsye sigurie vendosi tërheqjen e vëzhguesve të planifikuar për të sjellë në Shqipëri më 30 Qershor. Ky vendim i është përcjellë zyrës së Këshillit Europian në Tiranë.

Top Channel