Kongresi Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës, për arsye sigurie vendosi tërheqjen e vëzhguesve të planifikuar për të sjellë në Shqipëri më 30 Qershor.

Ky vendim i është përcjellë zyrës së Këshillit Europian në Tiranë. Këshilli jep këtë argumentin për tërheqjen e vëzhguesve.

Udhëheqësit e Kongresit pas konsultimeve vendosën për mos dërgimin e vëzhgues nga Kongresi Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës për zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri, në vijimësi të pasigurisë që lidhet me organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe nga mundësia e pasjes së riqeve që lidhen me sigurisë në disa zona.

Krahas 150 vëzhguesve afat shkurtër të OSBE –ODIHR zgjedhjet e 30 Qershorit do të monitorohen nga grupe të veçanta të ambasadave perëndimore në akredituar në Tiranë. Burime nga KQZ i thanë Top-Channel, se Ambasada Britanike ka kërkuar akreditimin e 8 diplomatëve si vëzhgues.

Ndërkohë ambasada amerikane pritet të dorëzojë listën e diplomatëve vëzhgues paraditen e të enjtes.

Sakaq ambasadorja britanike Oldry Glover që udhëheq misionin e vëzhgimit të OSBE-ODIHR u takua me kreun e opozitës Lulzim Basha. PD nuk dha asnjë detaj për këtë takim, por shpërndau një njoftim ku thuhet se nga sot deri në 30 qershor do të jenë ditë protestash pranë të KZAZ-ve dhe në sheshet kryesore të vendit.

Top Channel