Dënohet kush prek votën/ Çfarë mendojnë qytetarët për “ndalimin e udhëtimit jashtë Shqipërisë”

20/06/2019 15:43

Kryeministri i vendit deklaroi se Kodi Penal do të ashpërsohet për ata që kryejnë krim zgjedhor.

Personi që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik, do të vuajë dënimin me burg dhe do të privohet nga e drejta për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vjet.

“Te mos dalë jashtë vendit, se edhe atje do të kryejë krime, thotë një zonjë.

“Mua me kujton nenin 47 të Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, q dënonte ata që arratiseshin, prishnin zgjedhjet etj”, thotë një zotëri që jeton dhe ka shtetësi gjermane.

Komisioni Ligjeve pranoi dhe votoi pro amendamentit të deputetit Ervin Bushati për ndryshimet në Kodin Penal për krimet zgjedhore.

Ky propozim për ndryshim është futur me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Kundërshtarët thonë se kjo iniciativë e kryeministrit bie ndesh me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Sipas Kushtetutës askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.

Top Channel