Në Shtëpinë Tonë/ Karateja zhvillon karakterin e fëmijëve

19/06/2019 16:28

Kopshtet dhe shkollat kanë mbaruar dhe shqetësimi ynë është se si t’i bëjmë fëmijët të luajnë sa më pak me “smartphone”.

Ndër aktivitetet e shumta që mund të zgjidhni për fëmijët tuaj, emisioni “Në shtëpinë tonë” do ju sugjerojë karatenë.

Ky sport jo vetëm i mban në formë dhe të angazhuar fëmijët tuaj, por edhe i zhvillon karakterin, i mëson me disiplinë dhe durim.

Ne kemi ndjekur një ditë nga stërvitja e tyre në ambientet e Liqenit Artificial të Tiranës. Për më tepër ndiqni videon.

Top Channel