Ka përfunduar seanca e vetting-ut për prokuroren e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Manjola Kajana.

Ajo ka dalë e pastër në të treja komponentët.

Kajana është edhe kandidate për në SPAK.

Deri më tani në seanca dëgjimore kanë 124 subjekte, ku 62 prej tyre janë konfirmuar, dhe 61 janë shkarkuar, ndërsa 1 është vendim neutral pra as shkarkim dhe as konfirmim në rastin e Marsida xhaferrllarit.

Ndërkohë që për në SPAK janë 24 kandidatë dhe prej tyre janë konfirmuar Arben Kraja, Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Donika Prela ( e ankimuar) ,Eneid Nakuci, Edvin Kondili dhe Enkelejda Millonai.

Po ashtu kujtojmë se është shkarkuar kandidati për SPAK, Shkëlzen Cena.

SPAK do ketë 15 prokurorë, megjithëse ndërkohë diskutimet janë që të ngrihet me numër minimal.

Ndërkohë KLP ka kërkuar që të shqyrtohen në prioritet nga vettingu kandidatët për në SPAK, në mënyrë që më pas KLP të nisë shqyrtimin, pra kush do kalojë do ketë seancë dëgjimore para KLP.

Në këtë proces do mbahet parasysh hetimi i dosjeve të forta prej tyre, karriera ej. Procesi do vëzhgohet edhe nga ndërkombëtarët.

Top Channel