Në Vlorë këtë sezon nuk sheh vetëm turistë. Këta studentë franceze që po bëjnë praktikën mësimore në brigjet dre malet e qytetit shqiptar, për të cilin dinin shumë pak, para se të vinin në Shqipëri.

Ata vijnë nga universiteti i Marsejës.  Pasi ishin në parkun Kombëtar të Llogorasë, gjirin e Vlorës  dhe Sazan, ata u ngjitën në  Karaburun. Pas rreth1 orë ecje më këmbë, studentët  u pritën nga barinjtë që kullosnin bagëtitë në Karaburun.  Sofra u shtrua me bukë të pjekur në saç, kos, djathë e qumësht.

“Jemi studentë inxhinierie. Po studiojmë impaktin e turizmit në mjedis. Është një vend shumë i bukur por edhe që po zhvillohet gjithashtu”, tha një studente. .

“Misioni ynë është të zbulojmë zona potenciale për turizmin e së ardhmes”, tha studenti tjetër..

“Po bëjmë një studim si të ruajmë zonat e mbrojtura. Pas një muaj e gjysmë do të dorëzoj studimin për Vlorën. Faleminderit për mikpritjen!”, tha një tjetre.

Specialisti i zonave të mbrojtura  Nexhip Hysolakoj i cili shoqëron studentët thotë se kërkesat e të huajve për të bërë temat e diplomave në Vlorë janë shtuar.

“Dita e sotme i është kushtuar studentëve, të cilët janë duke bërë praktikën  mësimore për temat e diplomës dhe si e tillë kanë zgjedhur Vlorën”, tha Nexhip Hysolakoj.

Shumë prej këtyre studenteve largohen nga Shqipëria me përshtypje të mira për natyrën dhe mikpritjen  shqiptare, të përcjellë nga vendasit që shpresojnë se një ditë do t’i shohin të rikthehen si turiste.

Top Channel