Partia Demokratike pas serisë së dytë të përgjimeve të BILD, kërkoi burg për kryeministrin Rama dhe zyrtarëve socialist të përfshirë sipas saj në dosjet e shitblerjes se votave në Durrës dhe në Dibër.

“Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild janë radiografia e vjedhjes së zgjedhjeve, vepër për të cilat që nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me radhë duhet të ishin sot në burg. Durrësi dhe Dibra janë dy krime të rënda elektorale. Edi Rama, Qeveria dhe Partia Socialiste kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme”, tha Gazment Bardhi.

Demokratët ripublikuan përgjimin mes Kryeministrit Rama dhe Arben Keshit. Duke cituar parashikimet e kodit penal ato paralajmëruar vitet e burgut qe rrezikojnë Rama dhe zyrtarët socialist.

“Rama përdor një drejtor në ministrinë ë brendshme për votat e partisë së tij. Neni 328/a është totalisht I konsumuar nga shtetasi Edi Rama dhe shtetasi Arben Keshi. Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet”, tha Alibeaj.

“ Në 25 minuta biseda telefonike nëse do kishim gjykata dhe prokurori të pakontrolluar mesatarisht 30 vite burg për Ramën dhe bandën e tij.

Partia Demokratike sulmoi ashpër Prokurorinë, për moszbardhje te krimit elektoral me urdhër politik.

Top Channel