Policia e Greqisë ka arrestuar në Grevanar një 32 vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike.

32 vjeçari kishte kohë që po mbahej nën vëzhgim nga policia greke. Ai akuzohet opër trafik droge dhe posedim të armëve të ftohta.

Pas arrestimit, policia bëri një kontroll në banesën e shqiptarit ku gjeti: një thikë rreth 20 centimetra të gjatë, tre telefona celularë si dhe disa thasë.

Shqiptari është dërguar në paraburgim ku pret të dalë para gjykatës.

Top Channel