Wake Up/ Mitat Tola: Rrethrrotullimet te “Zogu i Zi” dhe ” Shqiponja” janë burim aksidentesh

13/06/2019 12:15

Për herë të parë një projekt i Bankës Botërore dhe autoriteteve shqiptare ka krijuar profilin e viktimave të shkaktuara nga aksidentet, si edhe profilin e shkelësve, kundërvajtësve kryesorë që shkaktojnë aksidente rrugore.

Sondazhi i publikuar së fundmi nënvizon se: Shpejtësia, drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit si dhe mungesa e mirëmbajtjes së automjetit, janë tre nga faktorët kryesorë që çojnë në aksidentet rrugorë në Shqipëri.

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola duke iu referuar sondazhit tha 25% e drejtuesve të mjeteve nuk e vendosin rripin e sigurimit, 52 % nuk ndalojnë te vizat e bardha, 34% i mbajnë fëmijët në sediljen e parë.

Top Channel