Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Laçit.

Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit të Laçit. I vrarë mbeti shtetasi Viktor Shkorreti 24 vjeç.

Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e autorëve.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 24 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Top Channel