Tri ditë pasi firmosi anulimin e zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta po mendon të dekretojë një datë të re. Konsultimet ka vendosur t’i nisë me pengesën më të lehtë, 5 aleatët e Bashës të cilët publikisht kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve me 6 muaj.

Pak orë para takimit aleatët vendosën të bëjnë një ndalesë në zyrën e Lulzim Bashës, ku krahas urimit për 45 vjetor nuk anashkaluan ftesën e Presidentit, i cili ndryshe nga një vit, ka vendosur që të bëjë një përjashtim.

Bisedat për datën e re do i bëjë të ndara. Përpjekjen më të vështirë pritet ta ketë me dy aktoret kryesor të zgjidhjes së krizës Bashën dhe Ramën të cilët nuk kanë lëvizur aspak nga qëndrimet e tyre krahas situatës së re te prodhuar nga Ilir Meta.

Socialistët të enjten presin të nisin procedurat për shkarkimin e kreut te shtetit, ndërsa Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve vijon të injoroje dekretin e presidentit.

4 anëtarët e zgjedhur nga partia socialiste të cilët janë marrë në mbrojtje nga garda për shkaqe sigurie, thirren sot mbledhjen të vetëm pa kryetarin

Top Channel