I ftuar në studion e “Top Talk”, nënkryetari i LSI, Luan Rama teksa theksoi se nuk mund të quhet zhdekretim, por një dekret që anulon një të kaluar, vlerësoi vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, pasi sipas tij në të kundërt vendi mund të shkojë drejt destabilitetit.

“Presidenti nuk ka hyrë në konflikt me mazhorancën, ka ndërmarrë një veprim për të ndërprerë një idiotësi, një aventurë të mazhorancës që do ta çojë vendin drejt një përplasjeje politike dhe social, që do ta çojë vendin drejt një deformimi të vlerave që ky vend është investuar në gati 30 vite, dhe që do ta çojë vendin në zgjedhje që cënojnë Kushtetutën në respektimin e pluralizimit politik”, tha Luan Rama.

Sipas Luan Ramës, data 30 qershor nuk është afati i fundit Kushtetues për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, duke shtuar se afati i fundit është deri kur i përfundon afati në detyrë personit të zgjedhur.

“Kryetari i ri i bashkisë fillon detyrën në momentin kur bëjnë betimin, e këta që janë sot në detyrë nuk e kanë bërë betimin më 30 qershor”, u shpreh Luan Rama.

Nënkryetari i LSI, më tej shtoi se: Mazhoranca është e interesuar që të vëmendja e qytetarëve të fokusohet tek ky konflikt, për të shpërqendruar nag problemet reale që ka vendi e përgjimet apo rastet e rënda të korrupsionit.

Top Channel