Besimtaret katolike të premten e 7 qershorit do të luten për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Arkipeshkvi i Tiranës dhe Durresit imzot Gjergj Frendo i është drejtuar me një thirrje famullive katolike.

Ai shkruan se Fatkeqësisht, thirrjet për zgjidhjen e krizës kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht.

“Nxisim të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë” shkruan Frendo.

Kjo ditë, vetëm dy ditë para festës së madhe të Rrëshajeve, do të jetë edhe një ditë përgatitjeje shpirtërore për festën e ardhjes së Shpirtit Shenjt shkruan kleriku katolik.

Njëkohësisht u urdhëroj të gjithë famullitarve që atë ditë, e premte, më 7 qershor, të organizojnë në kishat famullitare një adhurim për paqen.

Top Channel