Parada e sivjetshme, 2019

Më shumë se 100 mijë motoçiklistë me flamuj në duar, shumica veteranë të luftës së Vietnamit, ndezën motorët e tyre për paradën e përvitshme “Rolling Thunder” në kryeqytetin amerikan, ndërsa presidenti Donald Trump u zotua të mbajë gjallë spektaklin e “Ditës së Përkujtimit”.

Kureshtarët u rreshtuan në anë të rrugës nga Pentagoni deri në “National Mall”, për të parë parakalimin e veçantë, ku elementi mbizotërues i lëkurës ishte shkrirë me ngjyrat e kuqe, blu e të bardhë të flamurit, në nder të ushtarëve që humbën jetën në Vietnam.

Kjo ishte cilësuar nga organizatorët si e fundit paradë e këtij lloji, por trupi që i adhuron shfaqje të tilla ofroi një armëpushim.

“Patriotët e mëdhenj të ‘Rolling Thunder’ do të vijnë në Uashington D.C. vitin e ardhshëm, e shpresojmë edhe shumë vite në vijim. Është vendi ku ata duan të jenë dhe ku duhet të jenë”, shkroi presidenti në Twitter, nga Japonia ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

“Falemnderit për burrat dhe gratë tona të jashtëzakonshme në Pentagon, që dhanë ndihmesën e tyre”, shtoi ai.

Nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk pati komente, por fjalët e Trumpit ishin të mjaftueshme për veteranin e Marinës, Ron Galey, i cili merr pjesë në “Rolling Thunder” që nga viti 1990.

“Trump tha ‘Nuk ka mbaruar’, kështu nuk ka mbaruar vërtet, sepse ai është shefi dhe e mban fjalën e dhënë”, tha Ron Galey, veteran i luftës së Vietnamit.

Ngjarja gjigante me motoçikleta ka nisur në vitin 1988, me më pak se 3.000 pjesëmarrës, nën moton “Nuk do të harrojmë kurrë!”.

FOTO GALERI
1/9
2019

Top Channel