Wake Up/ Studimi; HEC-et në Vjosë nuk sjellin asnjë përfitim për ekonominë, vetëm degradim të luginës

24/05/2019 12:37

Pas dy vjetësh kërkimesh e vlerësimesh, shkencëtarët nga Universiteti i Burimeve Natyrore në Vjenë kanë publikuar një studim i cili arrin në përfundimin se projektet e planifikuara për ndërtimin e hidrocentraleve në Poçem dhe Kalivaç do të shkatërronin këtë luginë duke sjellë degradimin ekologjik ndërkohë që fatura në ekonomi dhe turizëm do të ishte shumë e lartë.

Një nga kërkesat e vazhdueshme të atyre që mbrojnë mjedisin por edhe të vetë banorëve ka qenë që kjo luginë të shpallej Park Kombëtar për ti shpëtuar degradimit të biodiversitetit që e karakterizon këtë luginë, si një nga më të rrallat në Evropë.

Top Channel