Wake Up/ Maratonë Basketbolli në kryeqytet, 10 orë lojë për të gjitha grupmoshat

24/05/2019 12:43

Këtë fundjavë e konkretisht të dielën organizohet maratona më e gjatë e lojës së basketbollit e organizuar ndonjëherë. Për 10 orë rresht duke filluar nga ora 9.00 e mëngjesit të kësaj të diele e deri në orën 19.00 të mbrëmjes në një fushë të improvizuar tek 3 vëllezërit Frashëri do të organizohet një turne basketbolli 3×3.

Një format i ri i lojës së basketbollit i cili prej kohësh është zhvilluar me përkrahjen e FIBA (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit) në shumë organizime ndërkombëtare.Loja tradicionale e basketbollit luhet me nga 5 lojtarë në secilën skuadër, ku secili prej tyre duhet të fusë sa më shpesh topin në koshin e kundërshtarit. Ndërsa për basketbollin 3×3 janë 4 lojtarë ( 3 në fushë dhe 1 rezervë).

Grupmoshat që do të dominojnë janë të kategorisë Elitë (të rritur) dhe përgjatë ditës do të ketë edhe përfshirje të mini aktiviteteve basketbolli 3×3 me fëmijë (U-12, U-14 dhe U-16 djem/vajza) nga akademia Galaktikët. Që pas vitit 2006 aktivitete të tilla janë zhvilluar në disa qytete, Tiranë, Durrës dhe Shkodër .

Top Channel