Wake up/ “Lepuri” më i shtrenjtë në botë kushton 91 milionë dollarë!

21/05/2019 12:41

Duket si një lepurush prej tullumbaceje për fëmijë por në të vërtetë është një nga veprat e artit më të shtrenjta të krijuara ndonjëherë. Bëhet fjalë për një skulpturë prej inoksi dhe ҫeliku, titulluar “Rabbit” krijuar nga artisti Jeff Koons, e cila u shit 91 milion dollarë.

Për këtë vepër artisti është inspiruar nga lodrat e tij të fëmijërisë dhe kujtimet e tij i ka kthyer në art të mirëfilltë. Skulptura në fjalë e krijuar në vitin 1986 doli këto ditë në ankand në Nju Jork.

“Lepuri” i artistit amerikan u shit 91 milionë dollarë në ankandin e Christie’s në Nju Jork, duke dalë jashtë të gjitha parashikimeve.

“Lepuri” zbriti nga froni vepër ‘Portreti i një Artisti’ të piktorit David Hockney i cili u shit 6 muaj më parë për 90.3 milion dollarë. Oferta rekord për skulpturën “Rabbit” (Lepur), erdhi nga Robert Mnuchin, një tregtar arti dhe babai i sekretarit aktual të Thesarit të Donald Trump, Steven Mnuchin.

Skulptura e lepurit është rreth 104 cm e lartë dhe ngjason në stil me veprat e mëparshme të artistit të njohur Jeff Koons, konkretisht me qentë fluturues në formën e balonave apo skulpturat që evidentojnë format femërore.

Top Channel