Policia e Durrësit ka prangosur një 24-vjeçar pasi shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e kryente këtë veprimtari të kundraligjshme në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.P., 28 vjeç, banues në Shijak , i cili u shpall në kërkim.

Njoftimi

Durrës

Goditet një rast i shpërndarjes së drograve të forta në formë dozash.

Në pranga një 24 vjeçar.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza më lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë .

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin :
-H.P., 24 vjeç ,banues në Shijak.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e policisë , pasi për të disponohej informacion se në bazë të porosisë shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash .
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e kryente këtë veprimtari të kundraligjshme në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.P., 28 vjeç, banues në Shijak , i cili u shpall në kërkim.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin H.P., në vendin e quajtur “4 Rrugët e Shijakut”, duke i shitur disa doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë , shtetasit O.A., 35 vjeç,(përdorues) dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel