Bletët, më mirë në qytet/ Bletërritësit në Gjirokastër: Nuk ka pesticide si në fshat

21/05/2019 12:18

Bletërritësit në rrethin e Gjirokastrës, një prej kullotave më të pasura në Shqipëri që tradicionalisht ka pasur një sezon të tej zgjatur për bletët janë duke ndjerë pasojat e një sezoni jo të mbarë këtë vit.

Përtej kushteve të pafavorshme të motit bletërritësit flasin edhe për mungesë subvencionesh për sektorin, mjekime jocilësore në treg për sëmundshmërinë tek bletët dhe mbi të gjitha për konkurrencë prej tregut fals të mjaltit industrial.

Robert Çela është profesor ekonomie në universitetin e Gjirokastrës por njëherazi bletërritës për pasion. Ai thotë se sot pesticidet në bujqësi po e dëmtojnë shumë bletën ndërsa qytetet po kthehen çuditërisht në zona më të përshtatshme për bletarinë organike.

Në të gjithë rrethin e Gjirokastrës mbarështohen rreth 6000 koshere bletësh. Numri vijon të mbetet i njëjtë përgjatë të paktën 7 viteve të fundit.

Kjo sipas vetë bletërritësve jo për shkak të mungesës së kullotave apo njohjes rreth sektorit por për shkak të mungesës së preparateve cilësore që luftojnë sëmundshmërinë tek bleta dhe më e rëndësishmja për shkak të mungesë së tregut. Qindra kuintalë mjaltë çdo vit mbeten të pa shitur edhe prej konkurrencës së mjaltit industrial.

Përtej kushteve të pafavorshme të motit bletërritësit flasin edhe për mungesë subvencionesh për sektorin, mjekime jocilësore në treg për sëmundshmërinë tek bletët dhe mbi të gjitha për konkurrencë prej tregut fals të mjaltit industrial. Robert Çela është profesor ekonomie në universitetin e Gjirokastrës por njëherazi bletërritës për pasion.

Ai thotë se sot pesticidet në bujqësi po e dëmtojnë shumë bletën ndërsa qytetet po kthehen çuditërisht në zona më të përshtatshme për bletarinë organike.

Në të gjithë rrethin e Gjirokastrës mbarështohen rreth 6000 koshere bletësh. Numri vijon të mbetet I njëjtë përgjatë të paktën 7 viteve të fundit. Kjo sipas vetë bletërritësve jo për shkak të mungesës së kullotave apo njohjes rreth sektorit por për shkak të mungesës së preparateve cilësore që luftojnë sëmundshmërinë tek bleta dhe më e rëndësishmja për shkak të mungesë së tregut.

Qindra kuintalë mjaltë çdo vit mbeten të pa shitur edhe prej konkurrencës së mjaltit industrial.

Top Channel