“Lepuri” 91 milionë dollarë. Vepra më e shtrenjtë shitet në ankand

16/05/2019 11:40

Skulptura e lepurit nga Jeff Koons është bërë vepra me e shtrenjtë e një artisti ende në jetë për të cilën ka rënë ndonjëherë çekiçi i ankandit.
Skulptura prej çeliku inoks, 92 centimetra e lartë, u shit për më shumë se 91 milionë dollarë mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Nju Jork.

Rekordi i ri u vendos vetëm 6 muaj pasi `portreti i një artisti` i David Hockney vendosi një finish të ri për një artist të gjallë kur u ble nëntorin e kaluar për $90.3 milion dollarë. Edhe ai rekord u vendos po tek Christie’s i Nju Jorkut; vepra e piktorit britanik kishte kapërcyer skulpturën e Koons “Balloon Dog (Orange)”, e cila mbante rekordin e mëparshëm, të shënuar në 2013-tën me 58.4 milionë dollarë.

Christie`s fillimisht vlerësoi se “Rabbit” pa fytyrë i Koons do të shitej për 50 deri në 70 milionë dollarë. Por pas më shumë se 10 minuta ofertash që nuk pushonin, u arrit në çmimin përfundimtar marramëndës të , 91 milionëve. Përpara shitjes se saj, shtëpia e ankandeve e kishte përshkruar skulpturën e krijuar ne vitin 1986 si `një prej veprave më ikonike të artit të shekullit të 20-të“.

Top Channel