Sot kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb.

Seanca e sotme ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.

Po ashtu do të diskutohet formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin, vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave si dhe vendimi për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës.

Top Channel