Wake Up/ Dita Ndërkombëtare e Drinit, vendos artin përballë ndotjes plastike

30/04/2019 12:40

Në shumë vende të botës mbrojtja e mjedisit mbetet një pikë thelbësore, pasi ndikon drejtpërdrejtë në jetën e çdo njeriu.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drinit, këtë vit janë dy organizata joqeveritare që do të mbajnë aktivitete, Instituti i Librit dhe i Promocionit (Tiranë) dhe Culture Yone (Podgoricë).

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit do të vendoset arti përballë ndotjes. Aktiviteti në fjalë ka moton “Arti kundër ndotjes plastike” dhe do të mbahet në datat 2, 3 dhe 4 maj. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth 500 nxënës dhe mësues.

Ky aktivitet me karakter ndërgjegjësues synon të përcillet veçanërisht tek të rinjtë, pasi ata duhet të mësojnë se si ta trajtojnë mjedisin, për të pasur një turizëm të zhvilluar.

Top Channel