Në lidhje me protestën e djeshme të opozitës, e cila bllokoi 5 rrugë kryesore, ministri Lleshaj tha se kjo është. Sipas tij, bllokimi i rrugëve është degradim politik, degradim në të gjitha drejtimet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhja për çështjet politike, ka mënyra të tjera, jo bllokimi.

” Nuk është zgjidhje, nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët. Ka një mënyrë “për ta mbytur” qeverinë: duke fituar zgjedhjet, duke shkuar atje ku “mbytet” realisht qeveria, por nuk mund të “mbytet” qeveria, sepse duke bllokuar rrugët mbyten qytetarët dhe kjo është gjëja që nuk pranohet.

Bllokimi i rrugëve është vepër e rëndë penale, e cila do të gjejë po ashtu përgjigje, e vendosur dhe nga strukturat e policisë së Shtetit, sepse strukturat e Policisë së Shtetit janë aty për t’u shërbyer të dy palëve, apo të 42-palëve nëse janë aq.

Askush nuk mund të vihet mbi zgjedhjet! Askush! As partitë, as Qeveria, as Parlamenti, as Presidenti, as Kryeministri. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen këtij institucioni të madh dhe kushdo që pretendon ta pengojë ditën e zgjedhjeve duhet të dijë që po bën sakrilegjin më të madh në të gjitha planet, në planin politik, në planin shoqëror, në planin moral, e të tjera me radhë”, paralajmëroi Lleshaj.

Top Channel