Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar.

Në një status në Twitter, Rama e quan koalicionin një vetëvrasje politike.

Kryeministri Rama në Twitter:

Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng.Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki.

Top Channel