Hakerat e “mirë” shqiptarë do të mblidhen në Tiranë në një përpjekje për të çuar përpara ngritjen e nivelit të sigurisë së përdorimit të internetit.

Për këtë arsye Komuniteti SPI – Siguria & Privatësia e Informacionit në bashkëpunim me komunitetin CSP – CyberSecurity & Privacy Prishtinë, më 25 prill do të realizojë Black Hat 2.0 Albania 2019.

Black Hat Events është komuniteti global i aktiviteteve BlackHat me seli në San Francisco, California. Ky aktivitet zhvillohet në SHBA, Evropë, Azi dhe tashmë po iniciohet formimi i komunitetit Black Hat Balkan.

Arsyeja e këtij organizimi është identifikimi i personave të pasionuar në fushën e Cyber Security & Hacking, për të qenë gjithnjë një hap përpara me kërkesat e tregut në fushën e sigurisë.

Top Channel