Me mbërritjen e pranverës, Holanda shndërrohet në vendin e lulëzimit të harlisur të luleve shumëngjyrëshe e mbi të gjitha, atyre që janë kthyer tashmë prej kohesh në një magnet të vërtetë për turistët: tulipanët.

Me shumë se një milionë të huaj u llogarit ta vizitojnë vendin në ditët e pashkëve vetëm për shkak të ngjyrave të jashtëzakonshme me të cilat lulet ngjyrosin fushat e tij, duke e kthyer pamjen e tyre në një spektakël të jashtëzakonshëm.

Shumë vizitore tërhiqen edhe nga muzetë apo objekte kulturore që Holanda ka për të ofruar, por në muajin prill, fushat e luleve dhe panairi i luleve Keukenhof në Hague duhet parë patjetër.

Fermerët megjithatë kanë pasur dhe probleme me situatën e krijuar prej kureshtarëve: ata thonë se fushat kanë nisur t`i dëmtohen prej turistëve që mezi presin të shkrepin foto, e shkelin edhe aty ku nuk duhet, pavarësisht tabelave të shkruara në anglisht, e së fundi edhe në gjuhën kineze ku thuhet: shijoni lulet, por respektojeni këtë krenari tonën.

Tabelat përmbajnë foto të mëdha ilustruese ku tregohet se është OK të shkrepen foto nga anët e lëndinës, por jo të kalohet përmes saj duke shkelur kështu lulet.

Top Channel