Donin të dukeshin si pornostare, por ndërhyrja në buzë shkon keq (Foto)

13/04/2019 09:02

Këto foto shqetësuese tregojnë dëshpërimin e femrave që të duket sa më joshëse, por në fakt e kanë tepruar. Kjo mani e femrave të zakonshme është bërë për tu ngjarë sa më shumë yjeve të pornografisë.

Një mama nga Wrexham, në veri të Uellsit, tha se  duket sikur vjen nga një film horror dhe se për disa ditë nuk ka qenë në gjendje që të hajë apo pije pas mbushjes së buzëve me filler, vitin e kaluar.

Sally Roberts paralajmëroi njerëzit për rreziqet e kirurgjisë kozmetike kur ndau një video që tregonte daljen e lëngut nga goja e fryrë. Nëna tha se kishte 1 ml mbushës filleri, të injektuar në një “sallon me reputacion”.

“Në fillim buzët dukeshin mirë dhe unë u kënaqa me rezultatin.  Por të nesërmen në mëngjes ato ishin rritur deri në masën që nuk mund të haja, pija, apo flisja mirë.  Isha në agoni absolute. Mjekët më thanë që të shkoja në spital sepse situata mund të shkonte deri në shok anafilaktik. Ata mendojnë se kam pasur reaksion të rëndë alergjik ndaj mbushësit dhe kam marrë infeksion”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel