Një grua nga Suedia, që u bë e para në botë që mbeti shtatzënë pas transplantimi të mitrës, duke përdorur një robot, ka lindur një djalë të shëndetshëm.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, lindi një djalë që peshonte 2.9kg,  nëpërmjet një ndërhyrje cezariane pas 36 javësh. Emri i bebes  është gjithashtu i panjohur. Procedura e parë në botë është bërë në vitin 2017 dhe nëna bëri bujë në Janar, kur mjekët njoftuan se ajo ishte shtatzënë.

Transplanti i mitrës përfshin heqjen kirurgjikale të mitrës së një gruaje dhe implantimin në atë që nuk mund të ketë një fëmijë në rrugë natyrale. Gruaja, mosha e të cilës është gjithashtu e panjohur, e bëri transplantin në tetor 2017.

Aktualisht është e paqartë nëse ajo ka lindur pa mitër, ose i është hequr për shkak të kancerit ose ndonjë sëmundje tjetër.

Dhjetë muaj më vonë, një embrion, i krijuar nëpërmjet trajtimit të fertilitetit  u fut në mitrën e saj të re. Mjekët ishin në gjendje të konfirmonin shtatzëninë disa javë më vonë. Mjekët zbuluan se gruaja dhe fëmija nuk pësuan ndërlikime. Vetëm 15 foshnje në mbarë botën kanë lindur nga një mitër e transplantuar, megjithatë lindja e fundit, është e para që ka lindur përmes një transplantimi të mitrës, duke  përdorur robotët.

Pesë gra të tjera kanë pësuar transplantime të mitrës përmes kirurgjisë robotike në Universitetin e Gothenburgut. Sidoqoftë, asnjëra prej tyre ende nuk ka mbetur shtatzënë. Mjekët thanë se duke përdorur robotët, e bën kirurgjinë më pak të dëmshme për donatorët. Roboti kontrollohet nga dy kirurgë që përdorin levat e lëvizjes, të cilat i kthejnë lëvizjet e tyre në lëvizje milimetrike dhe të sakta. Kjo lejon që procedura të bëhet përmes pesë vrimave të gjerë 1 cm në trupin e dhuruesit – ndryshe nga prerjet shumë më të mëdha nga kirurgët njerëzorë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel