Kjo, vërtet mund të jetë një përrallë e njohur, por legjenda se artisti abuzonte me të dashurën e tij shërbeu në fund për të mbajtur gjallë jetën e tij…

Monika Stafa

Me shkas prej përvjetorit të vdekjes së artistit

A është e mundur të vdesësh për shkak bën se shumë dashuri? Mesa duket, kjo është ajo që ndodhi me piktorin e talentuar të Rilindjes, Rafaelon me dhunti hyjnore, sic quhet ndryshe, sipas biografit të tij, Giorgio Vasari. Për shekuj me rradhë, Rafaelo Sancio da Urbino është njohur si piktori më proeminent i epokës së Rilindjes, me më shumë talent se Mikelanxhelo dhe më shumë produktiv se bashkëkohësi i tyre më i vjetër, Leonardo Da Vinci. Edhe pse ai vdiq në moshën 37 vjeçare, më 6 prill të vitit 1520, Rafaelo vete, dominonte si shembulli i përkryer i klasicizmit në traditën akademike të artit evropian deri në mesin e shekullit të 19-të.

Giorgio Vasari shkruan në librin e tij “The Lives of the Artists” që Rafaelo, i cili vdiq në kulmin e fuqive të tij, u mashtrua prej pasionit të tepruar. Këndvështrimi me të cilin është vëzhguar ecuria e shëndetit të piktorit që shenjoi epokë, shprehet kritika, megjithatë është mesjetar: dihet se trupi kontrollohet prej humoreve dhe shëndeti në përgjithësi varet pikërisht prej ekuilibrit të tyre. Që këndej, shkruan Vasari, Rafaelo filloi të destabilizohej nga të bërit dashuri në mënyra të cuditshme në shtrat apo dhe nga eksperimentet e shumta që ai i ushtronte me qejf. Por a është kjo teoria që na bind se njeriu mund ta gjejë vdekjen prej një mënyre të tillë në kohën e sotme? Pra nga të bërit me tepri e seksit?

E megjithatë biografi i tij, Vasari shkon më tej kur na përshkruan deri në detaje jetën emocionale të Rafaelos. Artisti i ri, i talentuar, i pashëm dhe po aq i sjellshëm, shkruan ai ishte aq shumë i dashuruar me të dashurën e tij sa që ajo u lejua të jetonte me të, në Villa Farnesina në Romë ndërsa pikturonte afresket e saj. Pa seks, nuk ka afresk, kish këmbëngulur Rafaelo tek papati. Historia e dashurise së tij me La Fornarinen, siç Vasari e quan, i ka hipnotizuar artistët përgjatë shekujve. Që këtej Rafaelo u bë një ikonë e epshit botëror. Është e njohur piktura e famshme e Joseph Mallord William Turner, “Rome, from the Vatican. Raffaelle, Accompanied by La Fornarina, Preparing his Pictures for the Decoration of the Loggia”, ku Turner u frymëzua prej historisë së piktorit të madh dhe krijoi këtë kryevepër të madhe të artit botëror. Në ballë të pikturës është Loxhia e Vatikanit, me Rafaelon dhe La Fornarina në plan të parë (Rafaelo eshte duke treguar pikturat e tij të fundit, ndërsa argjendurat e saj janë shpërndarë në ballkonin e ulët që duket tej). Rafaelo ishte piktori i preferuar i papëve. Ideja se një artist i tillë, kaq i përsosur dhe kaq i adhuruar prej Kishës e pat turbulluar shume Turnerin ndërsa kishte gjithë fuqinë e botës të ushtronte presion për ta marrë të dashurën e tij në Vatikan, me forcën e pandaltë të mos rreshtte kurrë pasionin e tij të të bërit dashuri. Po aq kjo sjellje dhe temperament i tij pat cmendur madje më shumë edhe vetë Pikason tregojnë bashkëkohësit e tij. Ndaj dhe në fund të jetës së tij, Pikaso krijoi një seri gravurash pornografike të cilat përshkruajnë Rafaelin dhe La Fornarinën duke bërë dashuri, ndërsa Mikelanxhelo qëndronte i fshehur nën shtrat.

Legjenda e Rafaelos epshor, mesa duket ka tërhequr mjaft artistë gjatë shekujve. Por a ka ndonjë të vërtetë në të? Para se ta shkulësh prej mendje thonë kritikët këtë përrallë banale, mjafton të kundrosh me vëmendje portretin e kësaj gruaje të zhveshur, veper e Rafaelos. Ky eshte portreti i famshem i tij, ekspozuar në Pallatin Barberini në Romë. A është ajo La Fornarina? Gruaja e bukur qëndron syhapët duke shfaqur dritën rrëzëllitëse të saj në formën me klasike po aq edhe intime. Po cfarë duket thellë syve të saj? Tejcon vec një magji, nëse e sheh me vëmendje. Mendon se e gjejmë dot? Po, me siguri, kushdo që don të shikojë përtej. Shenjën se Ajo i përket Atij. E gjitha që duket, nuk është vecse një proklamatë dashurie e Tij ndaj saj por kurrsesi një nudo e ftohtë; Ajo është E Dashura e Artistit. Ndaj që këtej, kuptojmë se sigurisht nuk ishte seksi ai që vrau Rafaelin. Thjesht ai, seksi pra, ndihmoi artin e tij të jetojë me gjatë.

Top Channel