Interi po i afrohet objektivit për t’u kualifikuar në Champions League dhe në funksion të sezonit të ardhshëm mendon edhe për ndryshimet e mëdha në skuadër.

Me apo pa Icardin në organikë, nga zikaltrit pritet të largohet Perisic dhe në vend të tij drejtuesit kanë përzgjedhur një emër të njohur, Leon Bailey nga Bayer Leverkusen.

21-vjeçari nga Xhamajka është kthyer në një objektiv konkret dhe dyshja Marotta-Ausilio ka gati një ofertë deri në 40 milionë euro edhe pse konkurrenca është e madhe, pasi janë klubet angleze si Tottenhami, Arsenali e Liverpooli që gjithashtu janë interesuar për sulmuesin.

Top Channel