Gjatë protestës ndryshe nga kryeministria, tek parlamenti nisën përleshjet fizike. Disa protestues lëshuan flakadanë, gurë dhe kapsolla në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët ishin të papërgatitur për këtë ngjarje.

Disa të rinj u përpoqën edhe të shkulin kangjellat që rrethojnë parlamentin. Në këtë moment policia ndërhyri duke lëshuar gaz lotsjellës.

Protestuesit zmbrapsen. Gazi fillon të japi efektet e tij në djeg-je të syve dhe kollitje.

Bulevardi para kryeministrisë pothuajse ishte boshatisur. Aty parakalonin vetëm makina të forcave të ndërhyrjes së shpejt si dhe autobot uji të policisë, që niseshin në drejtim të parlamentit. Aty përplasjet fizike, kishin shkaktuar të lënduar.

Makina goditën një pjesë të turmës e cila ishte grumbulluar në anën veriore të parlamentit në fillim të pedonales. Nga presioni i ujit një protestues humbi ndjenjat e u transportua me urgjencë për në spital. Bujari ndodhet në anën tjetër.

Tek hyrja kryesore. Pasi era shpërndan shtëllungat e para të gazit protestuesit mblidhen përsëri. Kjo skenë përsëritet disa herë më radhë.

Top Channel