“Bes Kallaku ka filluar me dhuratat”. Ja çfarë i ka dhuruar nipit që pritet të vijë në jetë

05/03/2019 17:45

Moderatorja simpatike Ana Kallaku ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, ku ndau emocionet e pritjes së ëmbël për herë të dytë.

Ajo tregoi se është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe pret që gjatë muajit prill të sjellë në jetë një djalë.

Edhe pse muajt e parë të shtatzënisë nuk kishin qenë shumë të lehtë, moderatorja tregoi se ndihet shumë e lumtur, madje gëzimi ndihet në gjithë familjen e tyre të madhe.

Duke nisur nga ija, e cila i përcolli urimet mbesës përmes një videomesazhi, si dhe daja Besi që nuk ka ngurruar të nisë nga dhuratat.

Ana tregoi se Besi e Xhensila i kanë bërë dhuratat e para dhe bëhet fjalë për rroba e paliçeta që bebi do i veshë sapo të vijë në jetë.

Top Channel