Tradita korçare e ardhjes së pranverës është festuar duke sjellë në qytet një nga festat më të veçanta. “Dita e Verës” është festuar në Korçë mes zjarresh të shumta, duke shënuar fundin e ditëve të ftohta.

Qindra qytetarë kanë gjallëruar atmosferën në çdo lagje, duke festuar mes flakësh fundin e stinës së dimrit, duke kapërcyer zjarret dhe duke përcjellë urime me njëri-tjetrin.

Në simbolikën e kësaj dite, amvisat i janë përkushtuar edhe një prej gatimeve tradicionale të kësaj feste, kulaçit të ëmbël.

Dita e Verës në Korçë, ndryshe nga qytetet e tjera që e festojnë më 14 mars, festohet edhe në datën 1 mars, si një traditë e vjetër.

Top Channel