Në 3 shkurt të vitit 2016, një sulm pa precedent duket se synonte asgjesimin e familjes Çapja, një familje kjo me rekorde për institucionet ligjzbatuese.

Në mbrëmje, disa anëtarë të kësaj familje ndodheshin në një lokal në të dalë të qytetit, kur ata u sulmuan. Skena i ngjante një masakre të vërtetë.

Një person që në kokë mbante kapuç ku i dukeshin vetem syte, ka hyrë në lokal me një automatik në dorë duke iu thënë: “mos leviz policia”- Menjeherë, autori ka hapur zjarr duke qëlluar për disa minuta mbi të gjithë personat e pranishëm në lokal.

Pas pak autori zhduket pa lënë gjurmë i ndihmuar dhe nga një makinë tip Audi që e priste në hyrje të lokalit, duke lënë pas 3 viktima dhe 9 persona të plagosur.

Agron Çapja, Ardit Sinakolli, djali motrës, dhe Eno Bedalli, miku i tij gjejnë vdekjen e menjëhershme. Të plagosur mbeten dhe 9 persona të tjerë.

Përveç viktimave, në vendgjarje policia numëroi 79 copë gëzhoja model 56, kreher automatiku model 56, me 26 cope fishekë dhe 8 predha kaliber 7,62 mm.

Ish-oficeri i lartë tregon se dinamika e ngjarjes flet për hakmarrjen e ashpër që ka nisur mes grupeve në Elbasan.

Pamjet e kamerave të sigurisë të mara nga lokali, i mundësuan hetuesve të përcaktojnë dhe vendodhjen e të pranishmëve para masakrës. Kështu në dosjen hetimore thuhet se vendodhja e viktimave ishte në katër tavolina të ndryshme në lokal.

Ne tavolinën e parë pranë banakut ndodheshin të ulur Fejzulla Çapja, Ardit Sinakoli, Enver Sinakoli, banakieri, Luan Muça dhe një person i paidentifikuar. Në tavolinën e dyte Arnold Çapja, Eno Bedalli, Ardian Zharri, Ferid Muça.

Në tavolinën e tretë pranë dritares, Bledar Muça, Agron Çapja, Florenc Çapja, Erdis Sulkja. Në tavolinën e katërt; Bujar Rreshka, Ilia Qoshku, Renato Nurcelli, Sajmir Cuka, Ardian Rreshka.

Policia u njoftua për ngjarjen nga një telefonatë anonime ku ju tha se në bishtin i Krastes në hyrje të fshatit tek nje lokal i ri qëllohet me armë. Telefonuesi tregoi se janë persona me uniformë policie që po qëllojnë me armë me breshëri në lokal.

Enver Ibrahim Sinakoli, një nga dëshmitarët okular, babai i njerit prej viktimave, u tregoi hetuesve se personi i maskuar ka gjuajtur menjeherë në drejtim të të pranishmëvenë kolal.

Enveri ka dëgjuar njërin nga autorët që therriste “ikim shpejt se erdhën njerëz” dhe më pas ka dëgjuar xhirim gomash.

Për këtë ngjarje, që rezulton ende e pa zbardhur nga organet ligjzbatuese, poilica ka marrë në pyetje 84 persona, shumica e të cilëve kishin të bënim me konfliket e vjetra që familja Çapja ka në Elbasan.

22 personave iu vun numrat në përgjim me urdhër të prokurorit ndërsa 8 të tjerë u mbajnë nën vëshgim 24 orë për dy javë nga strukturat e specializuar të policisë. Me emrave të vëzhguar është ai i Sokol Sanxhaktarit dhe mikut të tij Suel Çela.

Top Channel