Një familje britanike është deportuar me urdhër të prerë nga autoritetet e emigrimit në Zelandën e Re, për shkak se kishin ndotur plazhet, kishin vjedhur nga restorantet dhe kishin kërcënuar banorët vendas me dhunë.

Familja me 12 pjesëtarë u quajt “tufë maskarenjsh” edhe nga kryebashkiaku i kryeqytetit, para se t’u dërgohej policia e emigrimit.

Në një foto të dalë, familja duket e shtruar pa leje në një lulishte, ku kanë ndotur me mbeturina. Në një video tjetër që qarkullon, fëmija i vogël i familjes dëgjohet t’u thotë fqinjëve vendas që ankohen për sjelljen e tyre: “Do të t’jua hedh trutë në erë”.

Një nga anëtarët e familjes u arrestua për vjedhjen e një pijeje Red Bull, një palë syza dielli dhe një litar. Ndërkohë, grupi do të deportohet nga njësitë përkatëse të emigrimit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel