Komisioneri per Zgjerimit Johannes Hahn u takua në Tiranë me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar përparimin në reformat që lidhen me integrimin në BE dhe zhvillimet e fundit politike në rajon.

Siç njofton delegacioni i BE-së, Komisioneri tha se është e rëndësishme të vijohet me impulsin e mirë të vitit të kaluar. Hahn ka thënë se Reforma në drejtësi vazhdon të japë rezultate dhe ristrukturimi institucional i gjyqësorit duhet të përfundojë brenda javëve të ardhshme.

Zyrtari europian vuri në dukje veprimet e kohëve të fundit kundër krimit të organizuar, megjithatë tha se duhet të pasohen me ndjekje penale dhe dënime përfundimtare.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet mbeten prioritete në marrëdhëniet BE-Shqipëri”, tha Hahn, i cili shprehu shqetësim rreth numrit ende të lartë të aplikimeve për azil.

Komisioneri nënvizoi se dialogut konstruktiv politik midis të gjitha partive politike, si dhe gatishmëria për të punuar së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë, është thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. ai apeloi për një marrëveshje në lidhje me reformën zgjedhore.

Top Channel