Policia spanjolle arriti të shpërbëjë një grup të organizuar kriminal, që kishte në fokus ndeshjet ndërkombëtare të tenisit, duke vendosur në pranga 15 persona, e duke vendosur nën hetim 68 të tjerë.

Pjesë e rrjetit që manipulonte ndeshjet e tenisit ishin edhe 28 lojtarë profesionistë, madje një prej tyre ka qenë pjesë e turneut elitar “US Open” herën e fundit.

“Guardia Civil” në Spanjë, në bashkëpunim me Gjykata e Lartë dhe “Europol”-in, dha edhe detaje të superoperacionit, në një sport që kohët e fundit ka prodhuar shumë episode të dyshimta.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur Njësia e Integritetit të Tenisit (TIU) kishin denoncuar aktivitete ilegale lidhur me disa ndeshje. Të dyshuarit detyronin lojtarët profesionistë që të garantonin rezultate të paracaktuara dhe përdorën identitetet e mijëra qytetarëve për të vënë baste në ndeshjet e fiksuara.

Në ditën që u organizua aksioni, 11 shtëpi u bastisën në Spanjë, në të cilat u gjetën 167 mijë euro, mbi 50 pajisje elektronike dhe karta krediti. 42 llogari bankare dhe bilancet e tyre janë bllokuar, ndërsa shumë prona janë vendosur nën sekuestro, mes të cilave edhe ato në pronësi të disa tenistëve.

Top Channel