BE drejton gishtin nga udhëheqësi hungarez, për përhapjen e lajmeve të rreme

14/12/2018 23:41

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbështetën të premten një plan për të trajtuar lajmet e rreme në internet, ndërsa shefi ekzekutiv i unionit iu referua njërit prej anëtarëve të BE-së, kryeministrit hungarez Viktor Orban, si një nga fajtorët kryesorë në përhapjen e dezinformatave.

Plani i BE-së, i miratuar nga 28 krerët kombëtarë të bllokut, synon kryesisht të ruajë atë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimi Europian, thonë se janë përpjekje ruse për të minuar demokracitë perëndimore.

Por Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se blloku duhet të shikojë edhe brenda radhëve të veta në luftën kundër dezinformimit, duke drejtuar gishtin nga Orban, politika populiste e të cilit ka ngritur shqetësime në Bruksel.

“Disa nga kryeministrat ulur rreth tryezës, ata janë origjina e lajmit të rremë. Kur z. Orban për shembull thotë … se emigrantët janë përgjegjës për Brexit, është lajm i rremë. Pra, të mos i kalojmë të gjitha përgjegjësitë tek të tjerët”, tha Juncker.

Që nga fillimi i pushtetit në vitin 2010, Orban, dikur një luftëtar kundër sundimtarët komunistë të Bashkimit Sovjetik, ka përdorur shumicën e tij parlamentare për të ushtruar presion ndaj gjykatave, mediave dhe grupeve joqeveritare, në një mënyrë për të cilën kundërshtarët e tij thonë se shkelin rregullat e BE.

Ai ka irrituar shumë zyrtarë në BE ,duke marrë imazhin e një kryqtar për të drejtat e shteteve kombe dhe shumicave etnike, kundër rregullave të sjelljes qytetare të rënë dakord në Bruksel. Juncker mbështeti Parlamentin Europian kur votoi për të imponuar sanksione ndaj Hungarisë, për thyerjen e vlerave të BE-së mbi demokracinë dhe të drejtat civile.

Udhëheqësit e BE miratuan më parë planet për një sistem paralajmërues të hershëm, për të njoftuar qeveritë dhe për gjigantët e teknologjisë, si Facebook dhe Google, për të bërë më shumë për të hequr përmbajtjen mashtruese ose të paligjshme.

“Përhapja e dezinformimit të qëllimshëm, në shkallë të gjerë dhe sistematike, duke përfshirë si pjesë të luftës hibride, është një sfidë akute dhe strategjike për sistemet tona demokratike”, tha përfundimet e samitit të BE. “Kjo kërkon një përgjigje urgjente.”

Plani i ekzekutivit të BE-së, i miratuar nga qeveritë, do t’i japë më shumë para dhe pushtet rregullatorëve në Bruksel për të monitoruar dhe shënuar disinformimin rus. Ajo rrit fondet për shërbimin e jashtëm të EEAS për këtë në 5 milion euro ($ 5.7 milion) nga 1.9 milion në vitin 2018.

Top Channel