Jemi në ditët e fundit të vjeshtës, por në qytetin e Korçës dhe zonat malore përreth, kanë vazhduar reshjet e dëborës edhe paraditen e së dielës.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik, sasia më e madhe e reshjeve të borës është shënuar në Dardhë, ku trashësia ka arritur në 40 cm.

Reshje bore ka pasur edhe në Voskopojë dhe Kapshticë, ku trashësia ka arritur 10 cm. Nga të dhënat mësohet se edhe në Qafën e Qarrit, trashësia e borës së rënë arrin në 5-10 cm.

Aktualisht vetëm rruga e Dardhës e është e kalueshme me zinxhirë, ndërsa në akset e tjera nuk raportohen probleme për qarkullimin rrugor.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel